Kryeministri çek kërkon dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, arsyeja: u fotografua pa maskë!

Kryeministri çek Andrej Babis i ka kërkuar ministrit të shëndetësisë Roman Prymula të japë dorëheqje.

Marketing

Kryeministri çek Andrej Babis (i partisë ANO) i ka kërkuar ministrit të shëndetësisë Roman Prymula të japë dorëheqjen vetëm disa javë pasi ai mori postin, pasi u kap duke thyer kufizimet për të cilat ai kishte bërë thirrje, raporton Radio Praga.

Prymula, një epidemiolog, kërkoi masa më të rrepta si mbyllja e shkollave dhe restoranteve. Por ai u takua me deputetin Jaroslav Faltynek, kreu i grupit parlamentar të partisë ANO në pushtet, në një restorant të mërkurën në mbrëmje.

Tabloidi Blesk publikoi fotot përkatëse, të cilat tregonin se ministri i shëndetësisë jashtë lokalit, nuk kishte veshur një maskë fytyre.

Kufizimet në Republikën Çeke thonë që restorantet duhet të jenë të mbyllura për klientët dhe nuk mund të përdorin opsionin e porosive me vete pas orës 20.

Marketing