Një këngë e re po vjen së shpejti nga Buta.

Reperi publikoi disa sekuenca nga projekti i ri në llogarinë e tij në Instagram.

E veçanta e kësaj kënge është se ajo titullohet “Edi Rama” madje Kryeministrin shqiptar mund ta shihni edhe në videoklip, pasi artisti nga Ferizaj ka vendosur disa pamje nga një fjalim i tij bërë kohë më parë.

Projekti do të publikohet më 13 të këtij muaji.

Më poshtë mund ta shihni postimin e tij

https://www.instagram.com/bashbuta/?utm_source=ig_embed