Kryeministri grek: Mbështesim hapjen e negociatave me Shqipërinë, por ka një kusht

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka reaguar sërish në lidhje me hapjen e negociatave të Shqipërisë për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian.

Marketing

Negociatat priten që të hapen në tetor për Shqipërinë dhe për Maqedoninë e Veriut, por sipas kryeministri grek, Mitsotakis, kjo gjë nuk do të ndodh nëse minoriteti grek vijon të diskriminohet në vendin tonë.

Këtë deklaratë kryeministri grek e ka bërë gjatë një konference të mbajtur ditën e sotme për mediat në Selanik.

“Asnjë negociatë pranimi me Shqipërinë përveç nëse hiqet diskriminimi ndaj pakicave. Ne nuk jemi ende atje, duhet të shohim një ndryshim të qëndrimit të qeverisë ndaj minoritetit grek” tha ai.

Marketing