Kryeministri Haradinaj i tronditur nga dy aksidentet tragjike

Sot në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës ndodhën dy aksidente që morën jetën e katër personave.

Marketing

Rreth këtyre dy tragjedive, ka reaguar kryeministri, Ramush Haradinaj.

Ai është shprehur i tronditur nga lajmi për vdekjen e katër personave dhe i ka ngushëlluar familjarët.

Haradinaj iu ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me më përgjegjësi.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të kryeministrit të Kosovës:

I tronditur nga lajmi për humbjen e katër jetëve në dy aksidente të ndara sot, në Duhël të Therandës dhe Vitomericë të Pejës. Ngushëllimet më të thella familjeve, që humbën më të dashurit e tyre. Tragjeditë kaq të shpeshta e me pasoja fatale janë shqetësuese për të gjithë ne. Iu bëj thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të vozisin me përgjegjësi, ndërsa institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin të gjitha veprimet adekuate në parandalimin e aksidenteve, të cilat po përgjakin rrugët e Kosovës.RH