Kryeministri hungarez thurr lavde për Gruevskin!

“Pa ish-kryeministrin maqedonas, do ta kishim shumë të rëndë që të mbronim kufijtë e Hungarisë nga vala a refugjatëve edhe përkundër asaj që ne ndërtuam një mur. Ai edhe atëherë kërkoi ndihmë dhe ne i ndihmuam”, tha kryeministri Vikor Roban gjatë një emisioni në radion hungareze “Koshut”, duke shtuar se Gruevski nuk është vetëm aleat i tij por aleat i gjithë popullit hungarez.

“Njeriu duhet sinqerisht t’i trajtoj aleatët e tij”, tha Orban duke mos dashur të zbuloj se me çfarë dokumente ka hyrë në Hungari Gruevski.

Gjatë kohës së emisionit, njeriu i parë i Qeverisë hungareze theksoi se në 30 vjetorin e demokracisë së Hungarisë, kjo nuk është hera e parë që shteti ka pranuar njerëz të rëndësishëm, por tha se asnjë prej tyre nuk ka qenë në cilësinë e Gruevskit, duke përsëritur qëndrimin e tij se ai është ish-kryeministër i një shteti të rëndësishëm në korridorin e migracionit drejt Hungarisë. Orban tha se pas ndjekjes së ish-kryeministër maqedonas, qartazi kanë qëndruar organizatat e Xhorxh Soros, i cili, siç tha, vazhdimisht i ka ndjekur gjurmët e Gruevskit.

evn