Kryeministri i ri britanik zotohet se do ta kryejë Brexit-in në

Kryeministri i ri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka premtuar se do ta largojë vendin e tij nga Bashkimi Evropian në fund të tetorit të këtij viti pasi u zgjodh kryetar i Partisë Konservatore me 66 për qind të votave.

Marketing

Fitorja e tij pritet ta dërgojë Britaninë drejt një përplasjeje me Bashkimin Evropian dhe një krize kushtetuese në politikën vendore, sepse ligjvënësit britanikë janë zotuar se do ta rrëzojnë secilën qeveri që dëshiron ta largojë Britaninë pa marrëveshje nga BE-ja.

“Do ta kryejnë Brexit-in më 31 tetor dhe do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që do t’i sjellë ky vendim”, tha Johnson pas publikimit të rezultatit të votave.

Johnson, i cili ishte në krye të fushatës për referendumin e vitit 2016 për Brexit-in, i fitoi rreth 92 mijë vota, ndërsa kandidati tjetër, Jeremy Hunt, i mori rreth 46 mijë.
Ai është uruar nga presidenti amerikan, Donald Trump, por është kundërshtuar nga disa ministra, të cilët e kanë paralajmëruar dorëheqjen, shkruan “Reuters”.

Marketing