Kryeministri kosovar ia paguan dëmin shitësit që iu thyen 30 kavanoza mjaltë në shesh

Në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë ekziston edhe një kënd ku prodhuesit vendorë shesin perime dhe gjëra të tjera ushqimore. Por diçka e dhimbshme për njërin prej këtyre prodhuesve ndodhi sot. Era e fortë ka rrëzuar të gjithë kavanozat e mjaltit, duke i thyer ato. Për këtë shitës të mjaltit, Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka shprehur vullnetin t’ia paguajë dëmin përmes linjave të caktuara buxhetore

Marketing

Zyra e Kryeministrit për dëmin që iu shkaktua shitësit të mjaltit nga era e fortë në Prishtinë, të cilit iu thyen 30 kavanoza, shkruan Gazeta Express.

Zyra e Kryeministrit ka marrë të dhënat e personit në fjalë, dhe në procedura normale përmes linjave të caktuara buxhetore kryeministri Ramush Haradinaj e nënshkroi vendimin për kompensim.

 

Marketing