Kryeministri nuk mendon për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme

Kryeministri Zoran Zaev në komentin e kërkesës së opozitës për dorëheqje dhe zgjedhje të parakohshme pas publikimit të rastit “Reket” ka thënë se nuk e ka qëllim të mendojë për një gjë të tillë.

“Apsolutisht Qeveria e cila ka në krye njeriun që e paraqiti këtë rast, gjjthë ata e vendos në ujë, e lë mënjanë, nuk kam qëllim të mendoj për asnjë dorëheqje, as edhe zgjedhje të parakohshme”, ka deklaruar Zaev duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për rastin “Reket” sonte në solemnitetin në Klubin e deputetëve me rastin e 18 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Ai ka thënë se patjetër të jepet shans të rritet standardi ekonomik dhe ajo të mos rrënohet, siç tha, “për deshirën e dikujt të shkohet në zgjedhje”.