Kryeministri portugez inkurajoi Zaevin për implementimin e Marrëveshjes së Prespës

Kryeministri Zoran Zaev, gjatë vizitës së tij të punës në Portugali, u takua me homologun e tij Antonio Costa. Zaev, siç u njoftua nga shërbimi i shtypit qeveritar, e vlerësoi takimin si një mundësi të shkëlqyeshme për të përmirësuar marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Portugalisë në nivelin më të lartë. Ai ftoi Kryeministrin portugez Kosta të vizitojë vendin tonë.

Marketing

Në takim e parë në nivel të kryeministrave mes vendeve, Zaev dhe Kosta dhanë qëndrim të përbashkët se të dy vendet përfaqësojnë interesa identike kur është fjala për disa nga çështjet globale, europiane dhe rajonale.

Kryeministri Zaev gjatë takimit njoftoi homologun e tij portugeu për rezultatet e marrëveshjeve me Republikën e Bullgarisë dhe në veçanti me Republikën e Greqisë lidhur me çështjen e emrit dhe theksoi zhvillimet pozitive që japin shpresën reale për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.

Kryeministri portugez Costa shprehu mbështetjen e tij të padiskutueshme për anëtarësimin tonë në NATO dhe BE dhe inkurajoi zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës si një parakusht kyç për anëtarësim.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është e nevojshme të forcohen lidhjet ekonomike dhe bashkëpunimi parlamentar mes dy vendeve.

Marketing