Kryeministri Rama jep lajmin e shumëpritur, zbulon se çfarë do të ndodhë nesër

Kryeministri Rama ka dhënë lajmin e mirë.

Marketing

Projekti për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë është gati. Ditën e nesërme në Vlorë do të bëhet edhe prezantimi i projektit tek ‘Tre racat’.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se edhe pas negociatave të tej zgjatura që si përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha.

Postimi i Ramës

“Gati projekti per Aeroportin Nderkombetar te Vlores • Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar • Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike. • Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00. VloraqëDuam. ShqipëriaqëDuam.”

Marketing