Kryeministri Rama nuk ndalet, nis inspektimet në terren dhe propozon super-projektin (VIDEO)

Kryeministri Rama inspektoi sot punimet në konviktet studentore të Korçës.

Marketing

Kreu i qeverisë shoqërohej nga kryebashkiaku i këtij qyteti Sotiraq Filo dhe deputeti i qarkut Niko Peleshi.

Në proces rikonstruksioni është nënshtruar konvikti i vajzave (5 kate me 76 dhoma). Ish-zv/kryeministri Peleshi deklaroi se një pjesë e madhe e studentëve në Korçë akomodoheshin prej vitesh jashtë kampusit universitar për shkak të kushteve të papërshtatshme të godinave dhe fluksit të papërballueshëm.

Ndërkohë, Rama propozoi që të hartohej një projekt për lidhjen e kampusit universitar me Parkun Olimpik dhe kthimin e tij gjatë periudhës së verës në hoteleri për pushuesit. Rama shtoi se terreni duhet të plotësohet me palestra dhe ambiente argëtuese.

Qeveria në bashkëpunim me bashkitë e Tiranës, Vlorës, Elbasanit, Korçës dhe Shkodrës kanë nisur prej kohësh fazën e rehabilitimit të godinave studentore përpara nisjes së sezonit të ri akademik.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2351839551746648/

Marketing