Kryeministri shpreh ngushëllime pas vdekjes së ish luftëtarit, Avni Hyseni

Kryeministri Ramus Haradinaj ka shprehur ngushëllime pas kalimit në amshim të ish luftëtarit, Avni Hyseni.

Marketing

“Me keqardhje të thellë pranova lajmin për vdekjen e hershme të mikut tim dhe luftëtarit të lirisë, Avni Hyseni”.

“Ngushëllime të sinqerta familjes Hyseni, miqve dhe bashkëluftëtarëve. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Avni Hyseni ka ndërruar jetë mbrëmë vonë pas një sëmundje të rëndë.

Marketing