Kryeministri shqiptar, a i ofendoi Zoran Zaevi shqiptarët e LSDM-së?

Ai s’kishte forcë ndërsa shqiptarët ia dhanë atë .Ai nuk fitoi por shqiptarët e bënë të pushtetshëm duke sakrifikuar gjëra të mëdha,madje duke përtypur gjithcka dhe mbyllur sytë për ta votuar një maqedonas nën dyshimin se i huaji nuk të bëhet yti kurrë.

Marketing

Zaev më pas nën një kamuflim të paparë arriti ti përpijë fjalët e tij dhe dalëngadalë ai u arratis drejt gjenezës politike maqedonase se qytetarët e dorës së parë janë ata,pushteti është ekskluzivisht i tyre dhe më pas duke gëlltitur pa pikë ndërgjegjeje fjalët e tij për një shoqëri multietnike.

Ato mbetën vetëm fraza në fjalorin e tij të përsëritshëm ndërsa realiteti tregoi se ai po mashtron shqiptarët që i sheh vetëm si shpëtimtarë të karierës së tij politike.

Zaevi tha se ska kryeministër shqiptar domethënë bashkë me këtë ai më parë ofendoi shqiptarët e LSDM-së së tij , Mukin, Edmond Ademin, Gjylymsere Kasapin dhe shumë shqiptarë që janë pjesë në partinë socialdemokrate.Ai i ” treti” ata ,i bëri të pësojnë fiasko derisa më saktë do ta sheh në zgjedhje sa kanë forcë te ai elektorat që u besoi para tre vitesh shqiptarëve të LSDM-së.

Zaev ka ofenduar njëkohësisht edhe 40 mijë shqiptarët që e bënë atë kryeministër duke ua mohuar edhe atyre të drejtën për të patur shqiptarë kryeministër.Tani nën ” zërin e perënduar” politik ai del dhe thotë se do fitojë 100 mijë vota shqiptare pa e ditur se ka ngelur në kohë sepse aq vota tashmë vështirë ti sigurojë një parti shqiptare dhe jo një kameleon politik që i sheh shqiptarët si makineri votuese për pushtetin e tij .

Tani ai sërish rrotullohet tek terreni shqiptarë sepse ka gjetur ” aleatë” të rinj dhe kujton se do ta shpëtojnë ata që vetë luftojnë për mbijetesë politike.Zaev deri tani është zbrapsur nga BDI shumë herë por në përplasjen me partinë shqiptare ai i kishte aktivizuar ” obortarët” shqiptarë brenda partisë së vet,ndërsa ideja e kryeministrit shqiptarë e shpërfaqi direkt atë për të treguar se ai e do me cdo kusht atë post dhe kurrë një shqiptar .

Si një mosmirënjohës i madh ai gjithnjë të keqen e sheh gjetkë dhe kujton se faji është tek partia shqiptare duke dashur ti mbulojë aferat e qeverisjes së tij ,nga njerëz të tij , që shihen nga larg.

Së fundmi atë e trazoi tejmase një ide e liderit të BDI-së Ali Ahmeti rreth një kryeministri shqiptar.Kjo shpërfaqi kameleonizmin e tij sepse në idenë e errët maqedonase politika duhet të kontrollohet nga ata.

Nën dyshimin që është gjithmonë se i huaji nuk të bëhet asnjëherë yti ,shqiptarët e panë më në fund se kush në fakt është Zoran Zaev i cili do të kontrollojë cdo cep të politikës dhe kujton se është ai që duhet ti “binden” të gjithë.

Por mbi të gjitha Zaev akoma nuk ka fituar për vete .Ai duhet të fitojë të paktën njëherë të vetme sepse partia e tij kurrë nuk ka fituar vetëm.Ra ideja e një kryeministri shqiptarë për ta parë saktë se kush është Zaev dhe sa vota shqiptare në fakt meriton ky “kameleon” politik që mbijeton politikisht nga të tjerët dhe nga kamuflimi.

Koment TetovaSot

Marketing