Kryeministri shqiptar që iritoi maqedonasit dhe disa parti shqiptare

Koment TetovaSot:

Marketing

Po zgjerohet rrethi i partive shqiptare që nuk e duan një kryeministër shqiptar ,boshti kryesorë i qeverisjes ndryshe dhe me më shumë fuqi politike.
Së fundi edhe Aleanca për Shqiptarët me justifikimet e tyre duke sulmuar BDI-në me automatizëm bëhet palë e koalicionit ” Mozheme” .Duke atakuar partinë shqiptare ata varrosin idenë më madhore për shqiptarët që do drejtojë direkt vendin me fuqi dhe pushtet më të madh politik.
Por duket se partitë shqiptare duan të veprojnë në periferinë e tyre politike dhe të jenë deri në pafundësi të orkestruara nga pushteti absolut maqedonas .

Partitë shqiptare mund të drejtojnë plot kritika për qeverisjen e BDI-së në këto vite por jo të kundërshtojnë këtë ide që godet palën maqedonase sepse u merr postin më të rëndësishëm dhe i barazon shqiptarët .
Fakti që partitë shqiptare kundërshtojnë një ide të tillë tregon inferioritetin e tyre politik , pafuqinë politike dhe tregon se ata duan vetëm të jenë një dekor në bashkëqeverisje në të ardhmen me ndonjë parti maqedone drejt luksit të pushtetit por jo për të kërkuar më shumë pushtet politik për shqiptarët.

Fakti që sot ASH dhe BESA reshtohen me maqedonasit për kauzën e tyre politike për një post që maqedonasve u dhemb sepse i shpërqendron politikisht tregon se frazat partiake për shqiptarët janë vetëm një manipulim për votë dhe pushtet.
Ideja për kryeministër në fakt duhej ti tejkalonte interesat politike dhe ti bashkonte shqiptarët rreth një ideje të madhe dhe sublime ,por në fakt nxorri edhe njëherë paktet shqiptaro-maqedonase ndërsa këta të dytët pra maqedonasit duhet të kenë secilin pushtet ndërsa shqipttarët akoma të jenë pjesë e dekorit .

Ideja e Ali Ahmetit rreth kryeministrit është maksimaliste dhe më shumë se partiake por që në vend që të kishte kundërshtarë palën tjetër që është mëse e kuptueshme, ajo shpërfaqi edhe idenë e partickave shqiptare që u rreshtuan në anën e gabuar .Duan pushtet për shqiptarët ndërsa nuk duan ti drejtojë një kryeministër shqiptarë.