Kryeministri Zaev dhe Zëvendëskryeministri Osmani, me Ministrat Mançevski dhe Popovski shënuan ditën Botërore të lirisë së mediave(foto)

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot mori
pjesë në shënimin e ditës Botërore të lirisë së mediave, nën organizimin e
Sekretariatit për Çështje Evropiane, si pjesë e aktiviteteve kushtuar shënimit të
ditëve të Evropës në muajin maj, në Klubin e Deputetëve.
Krahas nikoqirit, Zëvendëskryeministrit të Qeverisë, për Çështje Evropiane, Bujar
Osmani, pjesëmarrës në brifingun me redaktorë dhe gazetare ishin, Ministri për
Shoqëri Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski si dhe Ministri pa resor
përgjegjës për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie, Robert Popovski.
Në kuadër të shënimit, u organizua edhe konferencë tematike për shtyp, në të cilën
Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani së bashku me ministrat Mançevski dhe
Popovski kishin deklarata për media.
Duke jua uruar ditën Botërore të lirisë së mediave redaktorëve, gazetarëve dhe
gjithë punonjësve të mediave, Zëvendëskryeministri Osmani kërkoi mbështetje nga
mediat për hapat e fundit deri në procesin euro- integrues.
“Veç më 30 vite po rendim një maratonë e cila quhet anëtarësim në strukturat
euroatlantike. Gjendemi pikërisht vetëm ca hapa para qëllimit i cili quhet – fillim i
negociatave me BE-në, pa të cilën maratona nuk mund të përfundojë” – theksoi
Osmani,duke potencuar simbolikisht në hapat të cilat qytetarët duhet ti kalojnë deri
në vend votimet, me të cilat do të siguroheshin zgjedhje të suksesshme
presidenciale, si hapat e fundit që çojnë vendin në negociata me BE-në.
“Vetëm me zgjedhje të suksesshme, ku qytetarët me census do të zgjedhin Kryetar,
do të paraqesin garancë për pjekurinë tonë demokratike dhe institucionale të vendit,
si konfirmim për stabilitetin tonë të caktuar afatgjatë politik, me të cilën, do të
mënjanohet çdo lloj mundësie për interpretim të ndryshëm të progresit tonë, i cili do
të duhet medoemos të verifikohet përmes fillimit të negociatave”, potencoi Osmani.
Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Mançevski në fjalën e tij u fokusua
në ndryshimet e ligjit për shërbime mediatike audio dhe audio vizuale, që u miratuan
dhe krahas gjitha përpjekjeve të opozitës për bllokimin e tij. Me ligjin për SHMAA, si
bazë ligjore me të cilën garantohet liria e mediave, sigurohet zgjedhje profesionale
dhe transparente të anëtarëve të këshillit programor të TVM-së, si dhe
profesionalizimi i SHMAA-së. Për herë të parë vendosen kritere për zgjedhje të
profesionistëve që do ta udhëheqin reformën dhe do të krijojnë politikat në sferën e mediave. Këto dy trupa janë të rëndësisë së veçantë, sepse TVM si servil publik me
doemos të jetë shembull për profesionalizëm dhe gazetari e liruar nga të gjitha
shtypjet. Nga ana tjetër, SHMAA si rregullator i pavarur, me doemos të jetë
profesionist në dhënien e vlerësimeve, kahjeve dhe kritikave drejt mediave e cila në
një apo tjetër mënyrë devijon nga rregullat që kërkon gazetaria profesionale”, tha
ministri Mançevski.
Ministri pa resor, përgjegjës për Komunikime, Transparencë dhe Llogaridhënie,
Robert Popovski, në deklaratën për media theksoi faktin se sfera e mediave në
Maqedoninë e Veriut, për herë të parë pas një dekade është liruar nga shtypja
politike, dhe se sot kemi më shumë tekste kritike se sa lëvdata. Për çdo çështje e
rëndësishme për qytetarët, si rezultat i lirisë së medias.
“Sot mediat janë të zëshëm. Nuk janë të heshtur si në shtetin e kapur. Dhe duhet të
jenë të zëshëm. Nuk fshehim se ka një rëndësi ambienti i krijuar i Qeverisë së hapur
dhe mediave të zëshëm. Marrim pjesë në të. Në raportin për Indeksin për lirinë e
mediave të reporterëve pa kufi për vitin 2017 u konstatua progres të lirive të mediave
në vendin tonë. Në raportin e raportuesve pa kufi për vitin 2018, Maqedonia e Veriut
kaloi 14 vende përpara, dhe nga vendi 109 në vitin 2017, tani ndodhet ne vendin 95.
Ky është rezultati më i mirë i lirisë së mediave në Maqedoninë e Veriut 5 vitet e
fundit. “Do të vazhdojmë të punojmë në të që ky trend pozitiv të vazhdojë” potencoi
Ministri Popovski dhe shtoi se në kulmin e politikave të qeverisë është koncepti i
qeverisë së hapur si domosdoshmëri e demokratizimit të ambientit mediatik dhe për
mbështetje për gazetari të lirë dhe profesional, transparencë dhe qasje aktive.
Dita Botërore e medias mbahet çdo vjet në 3 maj, ku në nivel botëror organizohen
aktivitete të numërta nën ombrellën e UNESCO-s dhe Kombeve të Bashkuara, që
çdo vjet janë në moto të ndryshme dhe në vende të ndryshme. Këtë vit motoja e
shënimit është “Media për Demokraci: gazetaria dhe zgjedhjet gjatë kohës së
dezinformatave”, dhe vend nikoqir i shënimit është Etiopia.
Sekretariati për Çështje Evropiane, në kuadër të shënimit të Ditëve të Evropës në
muajin maj, tani më viti i dytë me radhë është nikoqir i shënimit të Ditës së lirisë së
mediave, siç edhe njoftuan, presin që kjo të rritet në traditë.

Marketing