Kryeministri Zaev do të shqyrtojë propozimin e VMRO-DPMNE-së për prokurori publike

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se këtë fundjavë do t’i shqyrtojë propozimet për fatin e PSP-së që sot e propozoi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke theksuar se ia vlen që të mendohet.

Marketing

“Ne duam që ta sigurojmë sistemin e prokurorisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut sepse një pjesë e mirë e kësaj është legjislativi ynë duke siguruar në këtë mënyrë edhe anëtarësimin tonë të ardhshëm në BE përmes Samitit të tetorit”, tha Zaev.

Ai nënvizoi se të gjitha propozimet do të vendosen në tavolinë me qëllim që me kohë të sillet një vendim konsensual ligjor për fatin e PSP-së.

“E rëndësishme është të sigurohet e ardhmja e lëndëve dhe e PSP-së, të mos kihet ndikim nga ana e politikanëve në sistemin juridik”, thotë Zaev.

Zaev theksoi se fati i PSP-së dhe tregimi i kujdesit për drejtësinë në vendin tonë është prioriteti më i larë i qytetarëve.

Marketing