Kryeministri Zaev nga Vjena: Që nga pavarësia, Republika e Austrisë është mbështetës i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriu, prandaj bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të rritet më tepër

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dje ishte në vizitë pune në Republikën e Austrisë. Në kuadër të vizitës së tij, Kryeministri Zaev u takua edhe me Kancelarin austriak, Sebastijan Kurc dhe ishte mysafir nderi i tij në Ballon e Vjenës.

Marketing

Në vijim ua përcjellim deklaratën integrale të Kryeministrit Zaev dhënë pas përfundimit të vizitës së punës në Republikën e Austrisë.

“Kam nder të veçantë të jem i pranishëm në Vjenë me ftesë të Kancelarit të Republikës së Austrisë, z. Sebastijan Kurc dhe të jem mysafir i tij i veçantë me rastin e mbajtjes së Ballos së Operës në Vjenë, ku do të kemi mundësi të mrekullueshme të takohemi me njerëz të rëndësishëm nga e gjithë bota të cilët janë mysafirë në ballon e famshme.

Shfrytëzojmë rastin të takohemi me Kancelarin Kurc, i cili është miku i madh i tërë Ballkanit, por edhe i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe që e mbështet integrimin e shtetit edhe në Bashkësinë Evropiane dhe në NATO, edhe pse Austria nuk është vend anëtar i NATO-s. Por, në gjatë gjithë periudhës, që nga pavarësia e Maqedonisë së Veriut, Austria është një nga mbështetësit tanë më të mëdhenj.

Gjithsesi, mbështetjet që na vijnë viteve të fundit janë të rëndësishme, që nga mbështetja e Marrëveshjes së Prespës deri te reformat e vendit dhe aktualisht ajo që po ndodh në fushën e ekonomisë, pasi në një mënyrë jemi të lidhur me kompanitë e Austrisë.

Tani më morëm një ofertë konkrete të cilën do ta shqyrtojmë në vend, për një kompani austriake dhe përfshirjen e saj në investimet e Qendrës Klinike, nëpërmjet financimit të lirë nga Austria, me një grant shtesë, i cili do t’i zvogëlojë shpenzimet e përgjithshme të investimit në Qendrën Klinike. Shfrytëzuam rastin për të biseduar për bashkëpunimin ekonomik, sepse tani për ne është shumë me rëndësi.

Detajet do t’i marrim me shkrim dhe do t’i shqyrtojmë në vend, për t’u konsultuar me opozitën, me profesionistë dhe ekspertë. Besoj se kjo do të japë mundësinë për një procedurë të shpejtë për vetë realizimin investues në Qendrën Klinike.

Biseduam për Çebrenin dhe Galishten dhe për mundësitë të t’u bashkuar me kompanitë e mëdha energjetike të Austrisë si partnerë të mundshëm në realizimin e këtij projekti gjigant, i cili është i projektuar për rreth 800 milionë euro.

Kemi diskutuar për bashkëpunim për investime të huaja të reja që do të vijnë drejtpërdrejtë nga Austria, por edhe për kompanitë që janë me kapital të përzier, austriak dhe të tjerë, që të mund të investojnë në vendin tonë.

Por biseduam edhe për këtë mbështetje të plotë, që duhet të bëhet në periudhën para muajit qershor, për marrjen e datës së negociatave dhe për nisjen e negociatave për kapitujt në Bashkimin Evropian.

Kancelari Kurc është udhëzues i mirë. I njeh të gjitha detajet dhe ka dhënë sugjerime të mrekullueshme miqësore për këto muaj të fundit, se cilat hapa duhet t’i ndërmarrim, pasi që ai beson se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet, ndërsa Republika e Maqedonisë së Veriut është shembull i shkëlqyeshëm se si ka vepruar edhe politikisht pas marrëveshjeve me Bullgarinë dhe Greqinë, por edhe në pjesën e suksesshme të reformave.

Besoj se do të arrijmë sukses për arsye se ky është qëllimi i dytë strategjik i vendit tonë dhe kjo është të nisim negociatat dhe t’i hapin kapitujt në BE.

Besoj se do të arrijmë sukses.

Prania ime e sotme në këtë manifestim madhështor, për të cilin do të kisha thënë se është një nga ngjarjet kulturore më të rëndësishme për Austrinë është edhe me karakter evropian dhe botëror, e që të jesh mysafir i veçantë i Kancelarit Kurc, më mua është nder i madh. Besoj se do të sjellim përvoja pozitive nga Balloja e njohur e Operës së Vjenës”.

Marketing