Kryeministri Zaev uron Ditën e Armatës

Ushtarët tanë tregojnë barazi në partneritet me aleatët tanë dhe aftësitë që së bashku ta garantojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar, porositi kryeministri Zoran Zaev në urimin me rastin e 18 gushtit, Ditës së Armatës.

Marketing

“Të nderuar pjesëtar të Armatës, të nderuar qytetarë. Me nder dhe kënaqësi të veçantë e uroj festën e sotme, duke dhënë falënderim të sinqertë për përkushtimin tuaj të vazhdueshëm, profesionalizmin dhe angazhimin jo egoist për mbrojtjen e integritetit territorial dhe sigurinë e shtetit tonë”, thuhet në urimin e Zaevit.

Republika e Maqedonisë së Veriut, potencohet, do të jetë anëtarja e ardhshme e 30-të në Aleancën e NATO-s, ndërsa ushtarët dhe oficerët tanë profesionistë treguan se janë partnerë me aleatët tanë, me aftësi që së bashku ta garantojnë paqen dhe stabilitetin rajonal dhe ndërkombëtar.

“Të nderuar përfaqësues të Armatës, ju falënderoj në emrin tim persona dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të gjitha angazhimet, për të gjithë angazhimin jo egoist, për të ndihmuar, për të siguruar, së bashku me të gjithë qytetarët, ardhmërinë me perspektivë për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme! Urime Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut””, theksohet në urimin nga Zaev me rastin e Ditës së Armatës. .