Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i vdes nëna

Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare nëna e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, Aneta Rama.

Marketing

Zemra e nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Lajmin e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Edi Rama.

Marketing