13:39 | 20 Prill 2021

Kryeministri Boris Johnson ka mbështetur Premierligën që t’i përjashtojnë top gjashtë klubet nëse janë pjesë e Superligës Evropiane.

Gjashtë top klubet e Premierligës ndihmuan në formimin e Superligës Evropiane, që pritet ta ndryshojë botën e futbollit, shkruan lajmi.net.

Mbështetësit, trajnerët e së fundmi edhe futbollistët kanë bërë të qartë se nuk duan të jenë pjesë e Superligës Evropiane.

Kundër Superligës është edhe Johnson që ka mbështetur plotësisht Premierligën dhe nëse duhet, atëherë edhe top gjashtë skuadrat angleze do përjashtohen nga garat evropiane.

Pos kësaj, Johnson ka premtuar që do shikojë çdo mundësi në mënyrë të ligjshme për të ndalur Superligën Evropiane.

“Ne duhet të hedhim një bombë legjislative për të ndaluar Superligën dhe duhet ta bëjmë tani”, ishte shprehur ai.

Kujtojmë, se deri me tani, Liverpool, Manchester City, Manchester United, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham kanë pranuar të jenë pjesë e kësaj Superlige./Lajmi.net/