Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi deklaroi se data e shtyrë me 1 vit për fillimin e negociatave me BE-në duhet të shfrytëzohet si periudhë për përgatitjen dhe përmbushjen e kushteve që kërkon Komisioni Evropian. Kjo vonesë sipas tij, nuk ndikon negativisht në procesin integrues të vendit. Ai shtoi se është optimist dhe pret ftesë për anëtarësim në NATO, në Samitin e 11-12 korrikut të këtij viti.

Referendumi që pritet twë organizohet për emrin, sipas Xhaferit, do të jetë verifikim i mbështetjes së mbi 80% të qytetarëve të cilët janë pro strukturave Euro-atlantike dhe mbështetje për ndryshimet e nevojshme kushtetuese. Këto komente Xhaferi i bëri gjatë Seminarit Rose-Roth sot në Kuvend.