Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherit lider i Partisë Demokratike të Kosovës, pritet që sot të udhëtojë në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur zyra për media e Kuvendit të Kosovës përmes një njoftimi, ndërsa theksohet se vizita e Kryeparlamentarit Veseli në Shqipëri përkon me ftesën që iu është bërë në Lutjet e Mëngjesit të cilat do mbahen këtë vit në Tiranë.

Ky aktivitet është organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, në të cilin pritet të marrin pjesë kryetarë të parlamenteve nga vendet e rajonit dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeparlamentari Veseli do të pritet në takime të veçanta edhe nga krerët e shtetit shqiptar.