Kryeparlamentari Xhaferi:Përgjegjësi për atë që themi, përfaqësojmë votuesit

Deputeti, Talat Xhaferi, do të vazhdojë të drejtojë Parlamentin edhe në këtë legjislaturë. Edhe në fjalimin e tij menjëherë pas rizgjedhjes në kariken e parë të parlamentit, Xhaferi ftoi deputetët të jenë përfaqësues të denjë jo vetëm të vetes, por edhe të votuesve që përfaqësojnë.

Marketing

Debati i bën mirë demokracisë, por çdonjëri duhet të mbajë përgjegjësi për mënyrën si argumenton atë që thotë, sepse deputet në kuvend do të thotë të jesh përfaqësues i denjë i këtij institucioni, tha Xhaferi.

“Kjo përbërje paramentare do jetë plot sfida si për shumicën parlamentare ashtu edhe për opozitën, për faktin që ka mjaft aktivitete e do të duhet që gjatë punës së parlamentit deputetët të kontribuojnë edhe në aspektin edukativ,  që me sjelljet e diskutimet tona të kontribuojmë që gjeneratave të reja në mandatet vijuese, të jenë përfaqësues të Shtëpisë Legjislative. Sigurisht që diskutimet, për përmbajtjen e fjalorit gjatë tyre, parimisht është përgjegjës individualisht cdonjëri që është në radhë të parë  përfaqsues i vetvetes në përmbatjen e fjalimeve e diskutimeve,  e gjithsesi i votës së atyre që e kanë zgjedhur këtu. Shpresoj që përmbajtja e debatit të jetë konform asaj që përfaqëson institucioni Deputet i Parlamentit” – u shpreh Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi.