Kryeparlamentari Xhaferi me rastin e Ditës botërore të fëmijëve: Ju jeni përgjegjësia jonë!

“Fjalimi i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e Ditës botërore të fëmijëve

Marketing

I nderuar Avokat i popullit Memeti,
Fëmijë të dashur,
Të nderuar të pranishëm,

Më lejoni të shpreh gëzimin që sot mundem të jem bashkë me ju në këtë ditë të bukur – Ditën botërore të fëmijëve dhe t’ju përshëndes në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të them se edhe pse me Deklaratën universale dhe me Konventën për të drejtat e fëmijëve të Kombeve të Bashkuara përcaktohet 20 nëntori si Dita universale e fëmijëve, kjo nuk do të thotë se 364 ditët tjera nuk duhet ta kremtojmë, të kujdesemi dhe ti mbrojmë të drejtat tuaja dhe t’ju mundësojmë rritje dhe zhvillim normal.

Ju jeni përgjegjësia jonë, ndërgjegjja jonë dhe atë që do e ndërtojmë në ju, ajo që do u mësojmë dhe për çka do të jemi shembull për ju, është ajo në çka do e shndërroni botën pikërisht ju në të ardhme.

Për arsye se, siç thotë edhe i nderuari Xhon F. Kenedi, citoj “Fëmijët janë mesazhe të gjalla që ne do i dërgojmë në kohën që nuk do e shohim”, (fund i citatit) dhe nëse duam që ajo kohë të jetë kohë paqeje, kohë sigurie, e mirëqenies dhe kohë e fëmijëve/respektivisht qytetarëve të lumtur për arsye se personi është person, pa dallim se sa është i vogël fizikisht, atëherë duhet të mbajmë llogari për atë që asnjë fëmijë në botë mos jetë i privuar nga e drejta për jetë, e drejta për familje dhe ngrohtësi familjare, e drejta për të shprehurin e mendimeve të veta, dëgjimit dhe procedimit sipas të njëjtave.

Asnjë fëmijë nuk guxon të jetë viktimë e dhunës së gjitha llojeve, viktimë e punës së detyrueshme, dëshmitar i luftës ose edhe më keq, pjesëmarrës në konflikte ushtarake.

Ju falënderoj për besimin e shfaqur me këtë Porosi dhe ju inkurajoj të vazhdoni me këtë “Marsh për të drejta të barabarta për të gjithë fëmijët”, duke filluar prej Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, kjo është shtëpia juaj, ky është qyteti juaj dhe kjo është bota juaj, hapëroni guximshëm dhe sigurt, bëhuni paralajmëtari dhe era e ardhmërisë të ndritur për të gjithë! Urime!!!” – thotë Xhaferi