Kryeparlamentari Xhaferi në Diskutimin “Refleksion 2030”

Sot Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, mori pjesë në diskutimin për Strategjinë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut “Refleksioni 2030”.
Diskutimi kishte për qëllim të potencohet rëndësia dhe domethënia e dimensionit parlamentar dhe roli kryesor i Kuvendit në përpilimin e Strategjisë. Fjalë përshëndetëse kishte ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili i prezantoi tre shtyllat mbi të cilët me përfshirjen e të gjithë faktorëve politikë, ekspertë dhe shoqërorë në shtet, do të ndërtohet politika e jashtme në 10 vitet e ardhshme dhe këto janë: biseda me qytetarët, konferenca tematike me pjesëmarrjen e ekspertëve dhe faktorëve shoqërorë dhe politikë dhe aktiviteti i Këshillit Strategjik.
Kryetari Xhaferi, në fjalën e tij a edhe në rrjedhën e mëtejme të diskutimit, e elaboroi rëndësinë e diplomacisë parlamentare si plotësim dhe pasurim i politikës së përgjithshme të jashtme, prioriteteve strategjike të Kuvendit në planin ndërkombëtar dhe segmentet kryesore të politikës së jashtme me një angazhim proaktiv të komisioneve, Delegacioneve dhe Grupeve të Bashkëpunimit të Kuvendit. Njëherazi, Kryetari foli edhe për kontributin që Kuvendi, si një organ legjitim dhe i besueshëm i demokracisë parlamentare mund të japë në krijimin e një strategjie të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse të politikës së jashtme të shtetit.
Në diskutim ishin të ftuar dhe dhanë kontributin e vet edhe shefat e delegacioneve të Kuvendit në asambletë parlamentare ndërkombëtare.

Marketing

Marketing