Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi po qëndron për vizitë pune në Republikën e Bullgarisë ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin Nacional të Republikës së Bullgarisë, që është paralajmëruar për sot.

Pas ratifikimit, Xhaferi do të ketë takim të shkurtër me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë Cveta Karajançeva me të cilën bashkë do të japin deklarata për mediume.
Në kuadër të vizitës është parashikuar edhe takim me Zëvendëskryeministren dhe MPJ Ekaterina Zaharieva.