Kryeparlamentari Xhaferi takoi kryeministrin grek, Aleksis Cipras

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pati një takim me kryeministrin e Republikës së Greqisë, Aleksis Cipras, i cili është kryeministri i parë grek që viziton zyrtarisht Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Në takim ishin të pranishëm edhe Anastasija Anagnostopulu, ministre alternative e Punëve të Jashtme e Republikës së Greqisë dhe ambasadori Dhimitris Janakakis, si dhe Irena Stefoska, kryetare e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Greqisë dhe Andrej Zhernovski, zëvendësministër i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Xhaferi, duke e vlerësuar takimin si historik, e uroi Ciprasin dhe Zaevin për guximin dhe për hapat e ndërmarra me të cilat u tejkalua kontesti me dekada ndërmjet të dyja vendeve dhe në këtë mënyrë u hap rruga për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përcaktimi strategjik i shtetit dhe i shumicës së qytetarëve të saj”, thuhet në kumtesë.

Marketing