Kryepeshkopi Stefan: Vatikani po ia zgjat dorën popullit dhe shtetit tonë

Kreu i Kishës Ortodokse Maqedonase i Kryepeshkopatës së Ohrit Stefan, vlerësoi se vizita e sotme e Papa Françeskut është një njohje dhe respekt për shtetin dhe qytetarët.

Marketing

“Ardhjen e shenjtërisë së tij, mbi të gjitha e konsideroj si njohje e Qeverisë së Vatikanit për këtë kohë tundimi të popullit maqedonas, Republikës së Maqedonisë dhe vetë qytetarëve. Edhe ne klerikët edhe besimtarët mund të jemi më mirë dhe pritet nga ne të bëjmë më mirë në këtë kohë që jetojmë”.

“Sinqerisht ne përpiqemi të bëjmë atë që ne mund të bëjmë, por edhe më shumë për reputacionin dhe dinjitetin, në këto kohë kur ne presim njohjen e Kishës Ortodokse kishat tjera”, tha kryepeshkopi Stefan.