Kryesia e BDI-së nuk diskuton interpretimin e nenit 11 të Ligjit për amnisti

Kryesia qendrore e BDI-së në mbledhjen e sotme nuk ka biseduar lidhur me interpretimin autentik të nenit 11 të Ligjit për amnisti, Kështu deklaroi deputeti i kësaj partie Artan Grubi. Sipas tij kjo çështje do të debatohet në Kuvend.

Marketing

“Mbetet që ajo çështje të debatohet në Kuvend si dhe në Gjykatën Kushtetuese. Personalisht konsideroj se ka ardhur koha që politika sa më pak të përzihet në gjyqësi dhe gjyqësia sa më pak të përzihet në politikë dhe të gjithë ta kryejnë punën e tyre konform Kushtetutës dhe ligjit. Konsideroj se duhet të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë gabuar para ligjit”, ka thënë Grubi.
Në Kuvend, ka shtuar ai, kuptohet se do të debatohet dhe në fund do të votohet.

Marketing