Kryesia Qendrore e Aleancës për Shqipëtarët në Tetovë

Gjendja politike në vend dhe debate për zgjedhjet presidenciale dhe eventualisht zgjedhjet e parakoshme parlamentare. Këto ishin temat e seancës së djeshme të presidencës Qendrore të Aleancës së Shqiptarëve që u mbajt në selinë partiake në Tetovë, informoi kryetari i kësaj partie Ziadin Sela.

Marketing

Për zgjedhjet presidenciaëe Aleanca do të theksojë kandidatin e saj, ndërsa mbetet e hapur edhe për bashkëpunim dhe mundet që të kenë kandidiat të përbashkët me partitë e tjera opozitare nga blloku politik shqiptar, paralajmëroi Sela.

Ai hodhi poshtë çdo lloj bashkëpunimi me BDI-në.

“Aleanca për Shqiptarët nuk do të lejojë që BDI-ja të sillet si deri tani të votojnë për kandidatë të tjerë për funksione, ndërsa jo të përkrahë shqiptarë siç ka ndodhur disa herë. Edhe me zgjedhjet presidenciale deri para tre ditëve kërkonin kandidat konsensual vetëm që të jetë propozim nga LSDM-ja , që edhe do ta pranonin. Tani për të fituar pikë politike, që me siguri bëhet fjalë për të mbuluar edhe një krim apo kriminel nga radhët e tyre siç është rasti me Fondin Pensional dhe gjëra të tjera që duhet të sqarohen, kërkojnë shpëtim nën çatinë e shtëpisë së madhe të shqiptarëve këtu në Maqedoni. Por, ne nuk do të lejojmë këtë sepse ata dolën nga shtëpia jonë dhe nuk do t’i pranojmë më”, tha Sela.

Edhe një herë e përsëriti qëndrimin e partisë se ata janë për zgjedhje të përkohshme parlamentare sa më shpejt që të jetë e mundur.

Marketing