Kryeson Messi, “Forbes”: Ja 10 futbollistët më të paguar në botë

Revista prestigjoze “Forbes” ka listuar 10 futbollistët më të mirëpaguar në botë.

Marketing

Lionel Messi me 107 milionë euro në sezon prin listën e “Top 10”, ndërsa pas tij me një diferencë prej 9 milionësh vjen ylli i Juventus Cristiano Ronaldo.

Podiumi mbyllet nga Neymar, ndërsa dhjetëshja nga portieri spanjoll i Manchester United, David De Gea, përcjell Ora News.

10 futbollistët më të paguar:

De Gea, Manchester United: 22 milionë euro

Lewandowski, Bayern Munchen 23 milionë

Bale, Real Madrid: 24 milionë

Griezmann, Barcelona: 27 milionë

Pogba, Manchester United: 28 milionë

Salah, Liverpool: 20 milionë + 11 nga sponsorët = 31 milionë

Mbappé, PSG: 23 milionë + 12 milionë nga sponsorët = 35 milionë

Neymar, PSG: 65 milionë + 15 nga sponsored = 80 milionë

Cristiano Ronaldo, Juventus: 58 milionë + 40 nga sponsorët = 98 milionë

Messi, Barcelona: 78 milionë + 29 nga sponsored = 107 milionë…