Kryetari Afrim Gashi takoi u.d. Ambasadore e SHBA-së, Mikaela Shfeitser-Bluhm

Kryetari i Alternativa-s, Afrim Gashi, sot realizoi takim me ushtruesen e detyrës Ambasadore e SHBA-ve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Micaela Schweitzer-Bluhm.

Marketing

Ky ishte takimi i radhës i kryetarit Afrim Gashi pas themelimit të Alternativa-s, me ç’rast kryetari e njoftoi u.d. Ambasadore për synimet politike të partisë Alternativa dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm.

Gjithashtu kryetari Gashi e falënderoi u.d. Ambasadore për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-ve në procesin e demokratizimit të vendit dhe procesin e integrimit euro-atlantik.

Marketing