Kryetari Bexheti dhe drejtori Rexhepi, inspektojnë asfaltimin e rrugës në Gërçec

Kryetari I komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me Drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal Ramiz Rexhepi, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në asfaltimin e rrugës kryesore në Gërçec, që është në fazën finale.

Marketing

Rruga ekzistuese ka qenë vetëm e tamponuar, por e pa asfaltuar, tani është asfaltuar komplet.

Projekti është I përbashkët I komunës së Sarajit dhe Byrosë për Zhvillim Rajonal, këtë vit është realizuar vetëm faza e parë, që ka filluar nga Gërçeci deri te varrezat e fshatit, ndërsa vitin e ardhshëm do të filloj nga varrezat e fshatit deri në Gërçec të Epërm.

Komuna e Sarajit, këtë vit ka pasur në prioritet zhvillimin e infrastrukturës lokale dhe rajonale.

Kryetari Blerim Bexheti, tha se, komuna kohë më parë fitoi këta dy projekte infrastrukturore për në Gërçec dhe Krushopek, kjo në Gërçec, po finalizohet, ndërsa, së shpejti do të fillojë asfaltimi I rrugës në Krushopek.

Marketing