Kryetari Bexheti, ndjek punimet në Kondovë (Foto)

Në vazhdën e vizitave që po realizon kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe kryesuesi i Këshillit komunal Reshat Ramadani, sot kanë vizituar vendbanimin Kondovë.
Nga afër kanë parë punimet që po zhvillohen në rikonstruimin e Shkollës Fillore “Bajram Shabani”, në Kondovë.

Marketing

Punimet janë duke u realizuar nga komuna e Sarajit, stafi drejtues i Shkollës dhe donatorë vendas nga Kondova. Komuna e Sarajit, ka një bashkëpunim të mirëfilltë me biznesin lokal, ku i koordinojnë investimet në objektet Shkollore që janë interes publikë.

Komuna e Sarajit, faleminderonë të gjithë donatorët që kontribunë finaciarishtë apo punuan në Shkollën fillore “Bajram Shabani”, në Kondovë.
Shkolla është lyer me bojë, janë ndruar dyert dhe dritare të një pjese, janë bërë tualete të reja si dhe është rindërtuar edhe oborri I shkollës.

Gjithë ashtu, gjatë kësaj vizite, kryetari Bexheti, ka inspektuar edhe punimet që po zhvillohen në bekatonizimin e një rrugice, që është investim i komunës. Investimet në infrastrukturën lokale janë prioritet i kryetarit të komunës së Sarajit, Blerim Bexhetit, duke krijuar kushte më të mira për qytetarët. Punimet e njejta do të vazhdojnë edhe në vendbanimet tjera tē komunës së Sarajit, ndërsa paraprakisht janë shtruar me pllaka të bekatonit një rrugicë në Radushë dhe Sfillare.