Kryetari Bexheti, ngushëllon familjen Jakupi

Kryetari i komunës së Sarajit, z.Blerim Bexheti, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Jakupi nga f.Gllumovë, pasi ndëroi jetë profesor Imer Jakupi.

Marketing

Kryetari, Bexheti, kujton se profesor Imer Jakupi, ka qenë kryesues i parë i këshillit në komunën e Sarajit dhe plot 44 vite ai ju përkushtua arsimit duke edukuar gjenerata të tëra, pas pensionimit profesor Imeri ishte mjaft aktiv në shoqatën e Pensionistëve në Komunën e Sarajit.

Në emrin tim dhe në emër të këshillit komunal ju shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe gjitha atyre që e kanë njohur të ndjerin.

U prehsh në paqe i nderuar profesor.

Me respekt,
Kryetari Blerim Bexheti

Marketing