Kryetari Blerim Bexheti shpërndau dhurata për Vitin e Ri (foto)

Me rastin e festave të fundvitit kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, ka vizituar çerdhen ‘Filizi’ në Saraj, ndërsa fëmijëve ju shpërndau dhurata, pako të Vitit të Ri.

Marketing

Kryetari Bexheti, theksoi se dhuratat janë simbolike, por do të mbeten gjithmonë në kujtesën e tyre. “Këto janë dhurata shumë të vogla në krahasim me atë që meritojnë fëmijët. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këta vogëlushë. Do të vazhdojmë edhe më tutje të krijojmë kushte sa më të mira për të gjithë nxënësit nëpër Shkolla Fillore. Urojmë bashkërisht që edhe shumë vite tjera të festojmë së bashku”, u shpreh kryetari Bexheti.

Ndarja e dhuratave të Vitit të Ri, tani më është bërë një aktivitet tradicional që po realizon komuna e Sarajit.

Marketing