Kryetari Blerim Bexheti, uron 7 Marsin

Të nderuar mësuese, mësues, profesorë, pedagogë dhe gjithë Ju që kontriboni në arsimimin e gjeneratave të reja Ju uroj nga zemra Gëzuar Festën e 7 Marsit, ditën e cila simbolizon hapjen e shkollës së parë shqipe dhe fillimin e mësimit të shkronjave shqipe, ditën më të madhe të dijes dhe edukimit, duke ju dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë.

Marketing

Në emër të Komunës së Sarajit si dhe në emrin tim më lejoni që të përgëzoj mësimdhënësit dhe punëtorët në arsim për punën e tyre të shenjët.

Puna dhe vepra juaj do të mbetet gjithnjë e pashlyer.
Me respekt,
Kryetar
Blerim Bexheti

Marketing