Kryetari i Butelit Velimir Smilevski pozitiv me Covid-19

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski nëpërmjet rrejtit social Facebook, bëri të ditur se pas disa simptomave të vogla që ka ndjerë, menjëherë ka bërë testin për Covid-19 dhe ka rezultuar pozitiv.

Marketing

“Edhe një herë u bëj thirrje të gjithëve që të mos e nënvlerësojnë virusin dhe mundësinë e infektimit dhe të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm. Nëse ju ose të dashurit tuaj ndjeni simptomën më të vogël, konsultohuni me mjekët tuaj të familjes dhe mos refuzoni të testoheni”, shkruan në rrjetin social Facebook, Velimir Smilevski – Kryetar i Komunës së Butelit.

– Advertisement –
Marketing