Kryetari i Çairit Ganiu mirëpriti në komunë fëmijët nga Sh.F “Adem Jashari”

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sot mirëpriti fëmijët e shkollës fillore “Adem Jashari” në rastin e ditës kur ata gëzohen më së shumti, 1 prillin.

Marketing

Kryetari Ganiu ndjeu kënaqësi duke dëgjuar dëshirat nga fantazia e tyre fëmijërore.

Ganiu është i bindur se komuna e Çairit ka një ardhmëri të shëndoshë dhe se mësimdhënësit po kryejnë punën e tyre si duhet për stimulimin e kreativitetit fëmijëror.

Në vijim keni dhe njoftimin e plotë nga kryetari i Çairit, Visar Ganiu:

“Kënaqësi të shohësh gëzimin në sytë e fëmijëve, të dëgjosh dëshirat që shprehin në 1 Prillin e fantazisë fëmijërore.

Gjatë vizitës së sotme të Komunës së Çairit, nxënësit e Shkollës Fillore “Adem Jashari” më bindën se komuna jonë ka ardhmëri të shëndoshë dhe se mësimdhënësit po e kryejnë si duhet punën e tyre për stimulimin e kreativitetit fëmijëror”, thuhet në komunikatën e kryetarit Ganiu.

Marketing