Kryetari i Çairit takoi kampionin Besir Alili (FOTO)

Pas euforisë festive dhe pritjes që i organizuam në Sheshin Skenderbeu, sot me kënaqësi të madhe e mirëprita edhe në Komunën e Çairit kampionin e Evropës në mundje për kadetë, krenarinë tonë Besir Alilin dhe stafin e Klubit të Mundjes “Liria” të kryesuar nga kryetari i saj z. Imer Kadriu dhe legjenda e mundjes z. Hajrush Sinani.

Marketing

Besirit i premtova që njësoj si deri më tani do ti qëndroj në përkrahje në çdo sfidë të rradhës, ndërsa udhëheqësisë së klubit dhe trajnerëve ju shpreha edhe njëherë mirënjohjen e thellë për punën profesionale që e realizojnë si klub. Bashkërisht përkujtuam mundësit e lavdishëm që Klubi “Liria” ia ka dhënë sportit vendor, hapat e të cilëve Besiri po i ndjek me sukses.