Menjëherë pas rreshjeve të rrëmbyeshme të shiut që kapluan vendin tonë gjatë ditës së sotme me shpejtësi të erës deri mbi 80 km/h dhe sasi të rreshjeve prej rreth 11 litrave në metër katror, në terren për të menaxhuar punimet për normalizimin e situatës së krijuar ka dalë Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu.

Ekipet e ndërmarrjeve publike “Ujësjellësi dhe kanalizimet”, “Rrugët dhe Rrugicat”, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe 40 punëtorët sezonal të Komunës janë në veprim të plotë dhe duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme.

Numrat e kontaktit ku qytetarët mund të kërkojnë veprimin e ndërmarrjeve janë:
– EVN (0)2 3205 000
– Ujësjellësi dhe kanalizimet (0) 2 3240 300 / (0) 2 3073 010
– Parqet dhe gjelbërimet (0) 2 3070 112 / (0) 2 3070 113
– Zjarrëfikësit – 193

Artikulli paraprakMPB: Qytetarët filluan ti paraqesin denoncimet nga përmbytjet në Shkup
Artikulli tjetërMaqedonia e kaloi stuhinë “trishtuese”, reshje e bubullima edhe ditët në vijim