Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi realizoi takim me banorët e f. Llojan

“Kryetari i njoftoi nga afër banorët për aktivitet që po ndërmerr aktualisht komuna për këtë vendbanim, si psh. Asfaltimi i rrugës prej f. Llojan e deri tek hekurudha në f. Tabanoc, përgatitjen e dokumentacionit teknik për rrjetin sekondar të ujit të pijshëm, duke përfshi: projektin infrastrukturor, projektin kryesor, revizionin, të gjitha elaboratet e nevojshme gjeodezike dhe për mbrojtje të ambientit jetësor dhe përfundimin e bekatonozimit të të gjitha rrugicave nga projekti tani më i njohur nga të gjithë ” Bashkë për komunën që duam ” , e tjerë.

Banorët përveç punëve të lartëpërmendura, kërkuan nga Kryetari që sa më shpejt që mundet të menjanohen disa defekte të ndriçimit publik në lokacione të caktuara, e tjerë.

Marketing

Nuk mund të mos përmendet konstruktiviteti, mirëkuptimi nga të gjithë banorët, të cilët me veprimet e këtilla neve na japin edhe më shumë kurajo e energji që të gjithë bashkë të vazhdojmë të bëjm punë për të mirën e përgjithshme.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna Likovës

Marketing