Kryetari i komunës së Sarajit, Bexheti takoi përfaqsuesit e Federatës së Kajakëve të Maqedonisë

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti realizoi takim me përfaqsuesit e Federatës së Kajakëve të Maqedonisë.
Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi mes komunës dhe federatës për organizimin e Kampionatit Europian në kajak që do të zvhillohet në qendrën për sport dhe rekreacion “Matkë”.

Marketing

“Duke marrë parasysh se komuna jonë posedon bukuri te shumta natyrore unë ndjehem i kënaqur që këtë vit do të jemi nikoqir të kampionatit europian në kajak për junior, senior dhe në si institucion do të përkrahim dhe do të ndihmojmë me mjete tona në organizimin e këtij kampionati madhështor”, theksoi kryetari Bexheti.

Ndërsa, përfaqësuesit e federatës së kajakëve shprehen falemderimet e tyre për mikpritjen që ju bërim kryetari Bexheti si dhe premtuan që ky kampionat europian do të jetë shembull i një bashkëpunimi të shkëlqyeshëm mes komunës së Sarajit dhe federatës.

Komuna e Sarajit, gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime te këtilla si dhe do të përkrah të gjithë ato që duan sportin dhe aktivitete e ndryshme me karakter garues.