Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti takon kryetaren e Unionit Studentor Shqiptar

Sot kryetari z.Blerim Bexheti takoi kryetaren e Unionit Studentor Shqiptar znj. Nermine Hamidi dhe anëtaren e këshillit në kuvendin e Unionit Studentor Shqiptar znj. Azra Ramadani.

Marketing

Kryetari Bexheti ndëgjoi nga afër kërkesat e tyre dhe si temë kryesore e diskutimit ishte nevoja për një leximore në Kounën e Sarajit.

Duke marrë parasysh rritjen e numrit të studentëve në komunën tonë, është më se e nevojshme që ne të ofrojmë kushte më të mira për ato dhe shërbimet të mund ti kryejnë nga afër.

Studentët nga vendbanimet e komunës sonë janë të detyruar të udhëtojnë deri në qytetin e Shkupit për të pasur qasje në një leximore, gjë që i kushton shumë në kohë dhe ekonomikisht.

Komuna e Sarajit do të angazhohet që ndërtimi i një biblioteke të bëhet prioritet në projektet e radhës dhe realizimi të bëhet në një afat të shkurtë kohor. Kështu duke lehtësuar jetën e një studenti.- u shpreh z.Bexheti.

Marketing