Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Gramoz Ruçi nesër do të bëjë një vizitë zyrtare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Përveç takimit me homologun e tij Talat Xhaferin, Ruçi do të takohet edhe me Grupin parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Shqipërisë pas së cilit takim pritet të ketë deklaratë për media.