Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, realizoi të drejtën e tij të votës

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, në shkollën “Kërste Petkov Misirkov” në lagjen Hasanbeg të Shkupit realizoi të drejtën e tij të votës.

Marketing

Pas votimit Gashi para mediave të pranishme deklaroi:

Në politikë ka disa momente që janë lakmuesi i vërtetë kur krejt atë fushatë, aktivitet qe e keni bërë është moment vendimtar kur ju e kuptoni që cili ka qenë efekti i punës së juaj.

Ashtu sikur edhe përpjekja jonë për integrim në NATO dhe BE që ka qenë disa dhjetëravjecare, sot është dita kur ne duhet ta kuptojmë këtë përpjekje tonën dhe angazhimin tonë për NATO dhe BE dhe të shohim se sa qytetarët sa janë PRO kësaj rruge.

Ne si politikanë, qytetarë kemi bërë angazhimin tonë, përpjekjen tonë dhe sot i mbetët që të flasë populli.

Pastaj neve pas orës 19:00 na mbetet ta dëgjojmë zërin e tyre dhe të vazhdojmë.

Unë mendoj se kjo është drejta elementare e demokracisë, ne mendojmë se nuk mundet ndryshe të punojmë përveç se ta dëgjojmë zërin e popullit.

Unë besoj dhe shpresoj shumë se qytetarët do të dalin sot në referendum dhe do të rrethojnë PËR dhe do t’i hapin Maqedonisë një shteg të ri për NATO dhe BE.

Marketing