Sot në Prishtinë do të varroset me nderimet më të larta shtetërore, ish kryetari I FFK-së, Fadil Vokrri.

Në mesin e delegacioneve të shumta që do të jenë prezentë për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri do të jetë edhe kryetari i klubit më të madh serb, Partizan, Milorad Vuçeliq.

Madje, thuhet se ai do të vijë me aeroplan privat bashkë me ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë në mandatin kur FFK u pranua ne UEFA e FIFA, Tomislav Karaxhiq.

Legjenda e futbollit kosovar në dikur ka luajtur edhe në fanellën e Partizanit. Ai ka ndërruar jetë dje pas nëj sëmundje të shkurtët.
Varrimi i Fadil Vokrrit do të bëhet sot nga ora 17:00 në Varrezat e Qytetit në Prishtinë.