Kryetari i partisë opozitare më të madhe në vend, do ta bojkotojë referendumin e sotëm për çështjen e emrit, ka deklaruar zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoillkovski.

Mickoski deri më tani nuk kishte qëndrim nëse do të dalë të votojë ose jo. Qëndrimi i tij i sotëm është në kundërshtim me atë të faktorit të jashtëm, pasi që ata vazhdimisht kanë bërë thirrje të mos bojkotohet referendumi.

Përveç, tij, sot referendumin po e bojkoton edhe presidenti, Gjorge Ivanov.