Kryetari Merko me një sërë masash për parandalim të përhapjes së koronavirusit

Veleshta, Labunishti dhe Tateshi i Strugës janë izoluar në tërësi, si pasojë e rasteve me koronavirus të paraqitura së fundmi në këto fshatra. Deri tani zyrtarisht në Strugë janë paraqitur 5 raste me koronavirus, ndërsa një grua 66 vjeçare ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme. Për këtë arsye, Këshilli Koordinues i drejtuar nga kreu i Komunës së Strugës, Merko ka marrë një sërë masash.

Marketing

“Të izolohen fshatrat ku ka paraqitje të COVID 19 me çka edhe është parashtruar kërkesë deri në Qeveri, dhe të testohen të gjithë banorët e tyre. Të ndërpriten të gjithë linjat e rregullta të transportit të udhëtarëve në Komunën e Strugës. Të përpilohet listë me emrat e të gjithë personave me të cilët këto 2 persona kanë qenë në kontakt, në mënyrë që të preventohet përhapja e mëtejshme dhe të njëjtët të testohen, të izolohen në shtëpi dhe të jenë në mbikëqyrje të mjekëve. Personat të cilët kanë udhëtuar jashtë shtetit, të respektojnë masën e vetizolimit. Të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve publike komunale që vijnë nga këto fshatra, të mos paraqiten në punë dhe të kryejnë obligimet e tyre të punës nga ambientet e shtëpisë, deri në njoftimin e ardhshëm nga Këshilli Koordinues. Tregu i gjelbërt do të mbyllet më datë 31.03.2020 ( e martë)”, thuhet në njoftimin e Këshillit Koordinues, përcjell in7.

Në ndihmë të strukturave të Policisë, për të izoluar këto vendbanime kanë ardhur edhe pjesëtarë të Armatës së Maqedonisë. Gjithashtu gjatë ditës së sotme, por edhe në ditët në vazhdim do të kryhen testime tek më shumë persona, të cilët mund të kenë kontaktuar me të prekurit nga virusi Covid-19.

Marketing