Kryetari Merko ndan 40 vendime pune për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme

“Kryetari I Komunës së Strugës, z.Ramis Merko vetëm gjatë javës së kaluar ndau 15 vendime për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme duke përmbyllur kështu edhe çështjen e kuadrit arsimor në Labunishtë.

Marketing

Arsimi është shtyllë bazë në ndërtimin dhe zhvillimin e një shoqërie të shëndoshë dhe të emancipuar, andaj kryetari Merko sëbashku me shefin e arsimit z.Dashmir Nasufi nuk kanë rreshtur me përpjekjet e tyre për të siguruar kuadër të kualifikuar arsimor, gjë që ka rezultuar në ndarjen e më shumë se 40 vendimeve për mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Strugës, mbrenda vetëm disa muajve. Vazhdojmë tutje.” – zyra për marrëdhënie me publikun, Komuna e Strugës.